COVID-19, Drejtori i FBI-së: Virusi mund ta ketë patur origjinën nga një laborator shtetëror kinez

Drejtori i FBI-së, Christopher Wray ka deklaruar se byroja që ai drejton beson se ka shumë gjasa që virusi COVID-19 ta ketë patur origjinën në një laborator të kontrolluar nga qeveria kineze, sipas BBC.
“Ka disa kohë që byroja federale e hetimin vlerëson se pandemia ka shumë gjasa ta ketë patur origjinën nga një incident i mundshëm laboratori, Kina po bën çka është e mundur për të penguar përpjekjet për identifikimin e burimit të pandemisë botërore”, u shpreh ai.
Ky është edhe konfirmimi i parë publik i gjykimi të klasifikuar të FBI-së për origjinën e virusit. Kina ndërkohë ka mohuar se ka patur rrjedhje në një laborator në Uuhan, duke i konsideruar pretendime të tilla si shpifje.
Komentet e Wray vijnë një ditë pasi ambasadori amerikanë në Kinë, i bëri thirrje atij vendi të jetë më i ndershëm përsa i përket origjinës së COVID-19.
Disa studime sugjerojnë se virusi u transmetua nga kafshët tek njerëzit në Uuhan të Kinës, me shumë gjasa në një treg të prodhimeve të detit dhe kafshëve të egra. Tregu në fjalë ndodhet jo shumë larg Insitutit të Virulogjisë së Uhanit, që është një laborator i njohur kërkimor për viruset dhe që ka ndërmarrë kërkime për koronaviruset.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




