Del në shitje letra e Xhorxh Uashingtonit e shkruar në 1777

Një letër e Xhorxh Uashington e shkruar në tetor 1777, doli në shitje nga shtëpia e ankandeve, Raab Collection. Kjo letër u shkrua pak pasi Xhorxh Uashingtoni dëgjoi për fitoren e parë mbi trupat britanike gjatë Luftës Revolucionare. Shtëpia e ankandeve e bleu atë nga pasardhësit e gjeneralit James Potter.
Letra kishte qenë në posedim të pasardhësve të Potter për gati 250 vjet dhe vlerësohet të kapi vlerën rreth 275,000 dollarë. Potter ishte një politikan i epokës koloniale dhe revolucionare nga Pensilvania , që mori komanda të rëndësishme gjatë Luftës Revolucionare.
Kjo letër është unike pasi është e vetmja në të cilën Uashingtoni dihet se ka përmendur “Parajsën” gjatë luftës. Uashingtoni shkroi letrën menjëherë pasi dëgjoi për rezultatin e Betejës së Saratogës, në tetor 1777, fitorja e parë e trupave revolucionare mbi britanikët.
I gëzuar, Uashingtoni shkroi se “ky favor i veçantë i Providencës duhet pranuar me mirënjohje dhe momentin e lumtur që Qielli ka vënë në dukje për themelimin e vendosur të Lirisë Amerikane”.
Ndërsa përmbajtja e letrës ishte e njohur për studiuesit, dokumenti origjinal mendohej i humbur.
Shumë historianë e konsiderojnë Betejën e Saratogës një pikë kthese në luftë dhe gjuha në letër tregon se rëndësia e saj ishte e qartë për Uashingtonin në atë kohë./DailyMail/
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




