Dënimi i opozitarit rus Kara-Murza/ Alexey Navalny reagon nga burgu: Paturpësi, vendim fashist

Alexey Navalny, një nga figurat më kritike të presidentit rus Vladimir Putin ka reaguar mbi dënimin e zërit opozitar në Rusi Kara-Murza.
Ai e ka cilësuar dënimin e tij si “të paligjshëm, të paturpshëm dhe fashist”.
Navalny tha se ai beson se vendimi ndaj tij është i motivuar politikisht. Ai shprehu mbështetje për Kara-Murza dhe familjen e tij. Ndërsa shprehu shqetësim të thellë për shëndetin e Kara-Murza, transmeton CNN.
Kritiku i Kremlinit, Vladimir Kara-Murza është dënuar me 25 vjet burg nga një gjykatë në Moskë. 41-vjeçari, i cili mban pasaporta ruse dhe britanike, u shpall fajtor për tradhti dhe akuza të tjera për diskreditimin e ushtrisë ruse në mes të luftës në Ukrainë.
Kara-Murza kaloi vite si politikan duke kundërshtuar Presidentin Vladimir Putin dhe loboi qeveritë dhe institucionet e huaja për të vendosur sanksione ndaj Rusisë dhe rusëve për shkelje të supozuara të të drejtave të njeriut.
Dënimi i ashpër duket si një shenjë se në Rusinë e sotme, autoritetet janë të vendosura jo vetëm të mbyllin gojën e kritikëve, por edhe të neutralizojnë çdo gjë ose cilindo që ata besojnë se përfaqëson një kërcënim për sistemin politik.
Kara-Murza luajti rol kyç në bindjen e qeverive perëndimore për të sanksionuar zyrtarët rusë për abuzime të të drejtave të njeriut dhe korrupsion. Ai u arrestua një vit më parë në Moskë, fillimisht për mosbindje ndaj një oficeri policie. Ndaj tij u ngritën akuza më të rënda sapo ai ishte në paraburgim.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




