Dhjetëra të infektuar nga virusi Langya, studiuesit: Vetëm maja e ajsbergut

Virusi më i ri i gjetur në Kinë, Langya, sipas studiuesve, mund të jetë ‘maja e ajsbergut’ për patogjenët e pazbuluar. Sipas studiuesve, virusi i ri i zbuluar te dhjetëra njerëz në Kinën lindore, mund të mos shkaktojë pandeminë e ardhshme, por është një tregues se sa lehtë viruset transmetohen nga kafshët te njerëzit, raporton CNN.
“Ne po e nënvlerësojmë jashtëzakonisht numrin e këtyre rasteve zoonotike në botë, dhe ky (virusi Langya) është vetëm maja e ajsbergut” tha eksperti i ri i viruseve Leo Poon, profesor në Shkollën e Shëndetit Publik të Universitetit të Hong Kongut.
Hulumtimi i parë shkencor mbi virusin, i publikuar si një korrespondencë nga një ekip studiuesish kinezë dhe ndërkombëtarë në New England Journal of Medicine javën e kaluar, mori vëmendjen globale mbi shqetësimet se mund të paraqesë një tjetër pandemi. Qindra mijëra raste të reja Covid-19 raportohen ende në mbarë botën çdo ditë, gati tre vjet pas përhapjes së shpejtë të koronavirusit të ri të zbuluar për herë të parë në Kinë në fund të vitit 2019.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




