Dinamo nuk ndalet, thyen Laçin

Dinamo nuk fal, në javën e 5-të të “Abissnet Superiore” ka mposhtur Laçin me rezultatin 3-1, në një ndeshje që erdhi për shikuesit në ekranin e RTSH.
Në ndeshjen e luajtur në “Elbasan Arena”, blutë kaluan të parët në avantazh me anë të Lorran, por morën menjëherë përgjigjen e kurbinasve me golin e shënuar nga Gamarra.
Në fundin e pjesës së parë skuadra e Laçit mbeti me 10 lojtarë, pas verifikimit në VAR, Gamarra u ndëshkua me karton të kuq pas një faulli si lojtar i fundit.
Në pjesën e dytë dominimi i bluve ishte i dukshëm, duke shënuar dy herë, me Lorenco Vilën dhe Ruçin, duke kompletuar fitoren 3-1. Kjo është fitorja e katërt radhazi e skuadrës së Dinamos që ngjitet në kuotën e 12 pikëve.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.



