Dinamo, trajneri Daja: Vazhdimësia, një element që i duhet fituesit

Abissnet Superiore | 23 minuta më parë

Trajneri i Dinamos, Ilir Daja ka komentuar për “Super Gol” suksesin e katërt radhazi në “Abissnet Superiore”, 3-1 përballë Laçit.

“Katër fitore radhazi, si Dinamo e sezonit 2010-2011? Atëherë unë do e përmbledh me një fjali. Më vjen mirë që na krahasoni me Dinamos e asaj periudhe. Nëse duhet të kemi mentalitet fituesi, një nga elementët kryesorë është vazhdimësia, kështu që kjo është gjëja më e mirë nga ndeshja e sotme”.

“Golat e pësuar, 6 gola në 5 ndeshje? Është një elemnt që duhet të përmirësuar, kënaqemi me faktin që bëjmë më shumë. Në këto 5 javë kemi marrë 12 pikë”.

“Edhe Laçi kishte situatat e veta të mira, i komplimentoj. Çfarë na bën mirë është se tani kemi mundësi të marrim  veten për shkak të ngarkesës siç ju e dini. Shpresoj që këtë kohë të kem kontigjentin e plotë dhe të rregullojmë pësimin e golave”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Të ngjashme