Disiplina rrëzon kërkesën e Dinamos, nuk fal Ilir Dajën

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pranë FSHF-së ka rrëzuar kërkesën e Dinamo për konvertimin e pjesës së mbetur të dënimit prej 2 (dy) ndeshjesh, të vendosur ndaj trajnerit Ilir Daja. Kështu, mbetet në fuqi dënimi prej 5 ndeshjes dhe Daja do i mungojë skuadrës dhe për dy ndeshjet e ardhshme.
Vendimi i plotë:
Rrëzimin e kërkesës së FC Dinamo City për konvertimin e pjesës së mbetur të dënimit prej 2 (dy) ndeshjesh, të vendosur ndaj z. Ilir Daja me Vendimin nr. 14, datë 30.10.2026.
Masa disiplinore e pezullimit për 5 (pesë) ndeshje mbetet në fuqi dhe do të ekzekutohet sipas përcaktimeve të vendimit përkatës.
Ky vendim është përfundimtar dhe i paapelueshëm, në përputhje me nenin 75/4 të Kodit të Disiplinës dhe Etikës.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




