Dita e 14-të e grevës/ Rëndohet shëndeti i naftëtarëve, largohet 1 prej tyre, ndërhyn ekipi mjekësor
Shëndeti i grevistëve naftëtarë të Marinzës ka vijuar të përkeqësohet në ditën e 14-të të tyre, duke bërë që ekipi mjekësor të ndërhyjë për trajtimin e disa prej tyre. Dy grevistë janë ndihmuar me injeksione dhe janë në gjendje shqetësuese, ndërsa për shkak të përkeqësimit të shëndetit, një prej tyre është nxjerrë nga greva.
Në momentin e ndërhyrjes mjekësore, 7 grevistë të tjerë kanë vendosur të vijojnë grevën e urisë, pavarësisht kushteve të vështira. Ata kanë deklaruar se nuk do të ndalin protestën deri në plotësimin e kërkesave të tyre.
Gjatë orëve të fundit, përfaqësues të institucioneve, përfshirë Avokatin e Popullit, kanë vizituar grevistët për të monitoruar situatën dhe për t’u ofruar mbështetje. Ndërkohë, Inspektorati i Punës ka nisur një hetim administrativ për raportet e pagave dhe kontratat e punës së naftëtarëve.
Grevistëve iu janë bashkuar edhe naftëtarët në pension, të cilët janë solidarizuar me protestën e kolegëve të tyre.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





