Dita ndërkombëtare e tulipanëve, holandezët festojnë ngjarjen unike për hapjen e sezonit të kësaj luleje

Amsterdami ka hapur zyrtarisht sezonin e tulipanëve me një festë madhështore për Ditën Kombëtare të Tulipanëve. Me këtë ngjarje unike, holandezët festojnë nisjen e sezonit të kësaj luleje.
Çdo vit, sheshi qendror i qytetit ka mirëpritur mijëra vizitorë nga e gjithë bota që shohin lulen e mrekullueshme për të cilën njihet edhe Holanda. Me rastin e kësaj dite, kultivuesit e tulipanëve krijuan një kopsht të mbushur me mijëra tulipanë shumëngjyrësh.
Këtë ditë gjithkush mund të marrë një tufë tulipanësh falas në sheshin e Amsterdamit. Secili nga vizitorët mund të zgjedhë vetë lulet në kopshtin e ngritur posaçërisht për këtë ditë.
“Mendoj se janë shumë të bukura dhe duke pasur parasysh temperaturat e ulëta dhe është shumë bukur të çosh lule shumëngjyrëshe në shtëpi”, – u shpreh një nga të pranishmit. Çdo vit, holandezët festojnë Ditën Ndërkombëtare të Tulipanëve të shtunën e tretë të muajit janar.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




