Donjeta Bali emërohet drejtoreshë e re e QSUT-së
Donjeta Bali është prezantuar këtë të enjte (29 maj) si drejtoresha e re e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Prezantimi u bë nga ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu, e cila vlerësoi Balin si një profesioniste me përvojë, e përkushtuar për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore dhe vendosjen e pacientit në qendër të kujdesit.
“Prof. Dr. Donjeta Bali do të jetë drejtuesja e re e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Një profesioniste me përvojë, e cila merr drejtimin e institucionit më të madh spitalor në vend me përkushtimin për të çuar përpara standardet e kujdesit shëndetësor dhe shërbimin ndaj pacientëve
Suksese në këtë detyrë të rëndësishme, me bindjen se në qendër do të jetë gjithmonë pacienti dhe shërbimi cilësor! Një falënderim i veçantë për Prof. Dr. Alma Cani, për punën dhe kontributin e saj gjatë drejtimit të QSUT-së, në një periudhë sfidash të shumta”, shkruan Koçiu.
Bali zëvendëson Prof. Dr. Alma Canin, e cila dha dorëheqjen pas më pak se një viti në detyrë.
Koçiu shprehu falënderime për kontributin e Canit gjatë një periudhe me sfida të shumta në drejtimin e institucionit më të madh spitalor në vend.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




