Drejt ëndrrës universitare – Burra e gra në moshë, ulen në auditorë për të ndjekur studimet
Në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit është hapur zyrtarisht viti i ri akademik 2025–2026, me rreth 1000 studentë të rinj. Përveç të rinjve që nisin rrugëtimin universitar, vëmendjen e tërheqin burra e gra në moshë që po përjetojnë një ëndërr të parealizuar më parë, vazhdimin e studimeve.
Mes tyre është Liljana Dedja, e cila ndan emocionin e veçantë të të studiuarit bashkë me vajzën e saj, që ndjek vitin e dytë në të njëjtin universitet.
“Jam 52 vjeç dhe studioj në degën operator turistik në gjuhën gjermane. Më pëlqen turizmi dhe prandaj preferova këtë degë. E kisha ëndërr që të vazhdoja shkollën”, u shpreh studentja Dedja.
Numri me i larte i studenteve ne Elbasan eshte ai për programet e Shkencave Mjekësore Teknike, me rreth 700 studentë të regjistruar, ndjekur nga Financa, Teknologjia e Informacionit dhe programet e mësuesisë, që këtë vit shënojnë një orientim të ri drejt shkencave ekzakte.
Gazetar: M. Marashi
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





