Duma ruse voton unanimisht tërheqjen nga traktati bërthamor me SHBA-të

Dhoma e ulët e parlamentit të Rusisë ka votuar për të pezulluar pjesëmarrjen e vendit në traktatin e ri START të reduktimit të armëve bërthamore. Votimi vjen një ditë pasi Vladimir Putin bëri të ditur pezullimin e pjesëmarrjes në traktatin e reduktimit të armëve bërthamore. Pezullimi u miratua unanimisht në Duma. Ndërsa ky miratim i Parlamentit është një formalitet pas vendimit të Putinit se Rusia do të ndalojë zyrtarisht angazhimin e saj.
Traktati vendos kufizime lidhur me numrin e armëve bërthamore me rreze ndërkontinentale që mund të kenë si SHBA ashtu edhe Rusia.
Ai u zgjat për herë të fundit në fillim të vitit 2021 për pesë vjet, që parashikonte se të dy palët do të duhet të fillojnë negociatat për një marrëveshje tjetër për kontrollin e armëve.
Sipas traktatit kyç të kontrollit të armëve bërthamore, si Shtetet e Bashkuara ashtu edhe Rusia lejohen të kryejnë inspektime në vendet e armëve të njëra-tjetrës.
Ndërsa Rusia nuk po tërhiqet plotësisht nga pakti, ajo duket se po zyrtarizon pozicionin e saj aktual, për muaj të tërë, zyrtarët amerikanë kanë qenë të frustruar për mungesën e bashkëpunimit të Rusisë me marrëveshjen.
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken e quajti vendimin e Putinit të martën “thellësisht fatkeq dhe të papërgjegjshëm”.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



