E enjta premton mot të mirë, dielli dominon në gjithë vendin, vranësirat do jenë kalimtare

Ditën e sotme (11 dhjetor) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të territorit, duke u shoqëruar me vranësira të pakta kalimtare.
Sipas SHMU-së, era do të fryjë nga veriu me shpejtësi mesatare prej 5 m/s, por hera-herës, sidomos në bregdet dhe lugina, mund të arrijë deri në 12 m/s. Deti do të jetë me valëzim të forcës 1-2 ballë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.






