E humbur prej dekadash, një letër e shkruar nga Kristofor Kolombi në shekullin e 15 kthehet në Itali

Kuriozitete | 3 vite më parë

Shtetet e Bashkuara i kanë kthyer Italisë një letër të vjedhur të shekullit të 15-të nga Kristofor Kolombi. 

E shkruar në latinisht, ajo është një nga rreth 30 botimet e para të mbijetuara të letrës së eksploruesit që tregonte zbulimet e tij në kontinentin amerikan mbretit të Spanjës Ferdinand dhe mbretëreshës Isabella në 1493, pasi monarkët financuan udhëtimin e Kolombit në Botën e Re.

Letra besohet të jetë vjedhur nga “Biblioteca Nazionale Marciana” në Venecia, në vitet 1980. Ajo u gjet në posedim të një koleksionisti privat në Shtetet e Bashkuara.

Kopjet e letrës janë jashtëzakonisht të rralla dhe shumë të vlerësuara nga koleksionistët dhe historianët.

Versioni i kthyer në Itali këtë javë njihet si një botim “Plannck I”. Është emëruar pas Stephan Plannck, një botues i shquar që tregoi dy botime të letrave më shumë se 500 vjet më parë citon CNN.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme