E zunë poshtë materialet e rënda teksa po punonte, humb jetën pronari i një objekti në Vlorë

Aktualitet | 57 minuta më parë

Një person ka humbur jetën këtë të martë në Vlorë, në ambientet e një kompanie pranë rrugës Transballkanike. Sipas informacioneve paraprake, viktima dyshohet se ka qenë duke punuar në momentin e ngjarjes, kur materiale të rënda kanë rënë mbi të, duke e zënë poshtë.

Gazetarja Afrovita Hysaj mëson se 75-vjeçari Y.Shakaj pronar i kompanisë ku ka ndodhur ngjarja, ishte duke kaluar pranë paneleve sanduiç për zhvendosjen e tyre, në momentin që materialet e rënda kanë rrëshqitur dhe i kanë rënë mbi trup. Si pasojë e plagëve të marra, 75 vjeçari  ka humbur jetën në vendngjarje.

Në vendngjarje kanë mbërritur ambulanca dhe shërbimet zjarrfikëse, të cilat po punojnë për nxjerrjen e trupit, që dyshohet se ka mbetur i bllokuar nën materialet e rënda.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për të përcaktuar nëse viktima ishte në proces pune në momentin e aksidentit.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme