Egjipti hap për publikun varrin 4000-vjeçar

Kuriozitete | 4 vite më parë

Egjipti ka restauruar, dokumentuar dhe hapur për turistët varrin e Meru të Mbretërisë së Mesme, vendi më i vjetër i aksesueshëm për publikun në Bregun Perëndimor të Luksorit , shtëpia e disa prej monumenteve më spektakolare faraonike, duke përfshirë Luginën e Mbretërve.

Meru ishte një zyrtar i rangut të lartë në oborrin e mbretit të dinastisë së 11-të Mentuhotep II, i cili mbretëroi deri në vitin 2004 para Krishtit dhe i cili, ashtu si Meru, u varros në nekropolin e Asasif-it të Veriut, tha ministria në një deklaratë.

Varri i Meru i gdhendur në shkëmb u restaurua nga Qendra Polake për Arkeologjinë Mesdhetare në Universitetin e Varshavës dhe Këshilli i Lartë i Antikiteteve të Egjiptit.

Varri i Meru ishte i njohur që nga mesi i shekullit të 19-të, sipas misionit arkeologjik polak- egjiptian. Konservatorët italianë pastruan disa nga pikturat murale në vitin 1996. Disa nga zyrtarët më të shquar të Mbretërisë së Mesme u varrosën në Asasif të Veriut, thuhet në deklaratë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme