Ekipi i OKB-së niset drejt termocentralit bërthamor të Zaporizhzhia

Botë | 4 vite më parë

Një mision nga mbikëqyrësi bërthamor i OKB-së është nisur drejt termocentralit bërthamor të Zaporizhzhia të Ukrainës. Lajmi është bërë me dije nga Rafael Grossi, drejtor i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA).

“Ne duhet të mbrojmë sigurinë e objektit më të madh bërthamor të Ukrainës dhe Evropës”, ​​shkroi ai në Twitter. Centrali bërthamor është pushtuar nga trupat pushtuese ruse që nga marsi. Luftimet rreth objektit në juglindje të Ukrainës kanë çuar në rritjen e shqetësimit global mbi sigurinë e vendit. Ukraina dhe Rusia kanë akuzuar njëra-tjetrën për bombardimin e zonës.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme