Ekspertët publikojnë videon e nëndetëses Oscean Gate se si shpërtheu nëndetësja në fund të oqeanit

Kuriozitete | 3 vite më parë

Një video që përshkruan se si shpërtheu nëndetësja “Titan” e Oscean Gate është parë më shumë se 5 milionë herë që nga postimi i videos në YouTube.

Klipi u ngarkua në faqen videove nga AiTelly, një kanal në YouTube që poston animacione inxhinierike origjinale 4K dhe 3D.

Titan mendohet të ketë shpërthyer më 18 qershor më pak se dy orë pas zhytjes së tij në rrënojat e anijes e famshme Titanic në një thellësi prej rreth 5,500 metra në Atlantikun e Veriut.

Në video tregohen detajet se si nëndetësja, e destinuar për të eksploruar rrënojat e Titanikut, u shkatërrua, pas një shpërthimi që erdhi si pasojë e një problemi teknik.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme