Elbasan- Epidemiologët: Vaksinimi i hershëm kundër gripit, shmang shtrimet në spitale

Në qytetin e Elbasanit këtë vit marrja e vaksinës së gripit ka nisur më herët se vitin e kaluar, që prej datës 6 tetor të gjitha qendrat shëndetësore janë pajisur me vaksinën gripale dhe tashmë ka nisur shpërndarja e tyre.
Janë afërsisht 16 mijë doza vaksinash. Për mjekët ardhja e vaksinave në kohën më të shpejtë, pritet të parandalojë shtrimet në spitale dhe aplikacionet shëndetësore që sjell gripi sezonal.
Epidemilogia Erleta Hila shprehet gjithashtu se tashmë është momenti më i mirë që popullata të vaksinohet në mënyrë që kulmin e virozave ne muajt dhjetor-janar të mos të ketë të pa vaksinuar.
“ Nëse vaksina vjen herët, parandalohet shtrimi në spital dhe komplikacionet e gripit.
Moshat e treta janë të parët që shkojnë në dyer e qendrave shëndetësore për tu vaksinuar, ata shprehen tepër të kënaqur duke ju bërë thirrje qytetarëve të mos hezitojnë por të kryejnë vaksinën gripale për të ruajtur shëndetin e tyre.
Vaksina Gripale nuk është një vaksinë e re për popullatën pasi tashmë prej 10 vite po kryhet. Vaksina mbulon variantet më të pranishme në virulenc si tipin A dhe tipin B, sipas specialisteve kjo është vaksinë e përpunuar dhe gjithmonë ritestohet duke nxjerrë në treg variantin më të mirë dhe të ri për të mundur komplikacionet dhe infeksionet virale.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




