Emisioni “Përballë”, Çomo: Politika është mision, do të vazhdoj punën në spital

Kronikë | 6 vite më parë

Pak ditë pasi pranoi ftesën e Kryeministrit Rama për të qënë kandidate e PS në zgjedhjet e 25 prillit Najada Çomo, shefe e Shërbimit Infektiv në QSUT, thotë se politika për të është mision ndaj nuk do të largohet nga profesioni i saj i vërtetë mjekësia. E ftuar në emisionin “Përballë” të gazetarit Lutfi Dervishi, Çomo tha:

“Spitali është shtëpia ime reale prej tre dekadash dhe as nuk bëhët fjalë që unë të largohem më nga spitali. Kontributi im maksimal është pikërisht në vendin e punës, pra në profesionin tim. Unë nuk do ta braktis shtëpinë do ta këm atë shtëli dhe mendova të jap kontributin tim në pjesën e politikës.” – tha Çomo.

Çomo shtoi se ftesa ishte e papritur për të.

“Natyrisht ishte nje ftesë e papritur e vlerësuar dhe gjykova të isha pjesë e politikës pa u shkëputur nga vendi i punës dhe me kalimin e ditëve të politikës gjykoj që nuk kam gabuar në vendimin që kam marrë.” – theksoi Çomo në “Përballë”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme