Eurostat: 1 në 5 persona në BE rrezikojnë varfërinë

Botë | 4 vite më parë

Në vitin 2021, 95.4 milionë njerëz në BE , që përfaqësojnë 21.7% të popullsisë, ishin në rrezik nga varfëria, pra jetonin në familje që përjetonin të paktën rreziqet e varfërisë. Kjo është një rritje e lehtë krahasuar me vitin 2020  që shënonte 94.8 milionë ose 21.6% e popullsisë.

Në mesin e 95.4 milionë njerëzve në BE që u përballën me rrezikun e varfërisë, rreth 5.9 milionë (1.3% e popullsisë totale) jetonin në familje që përjetonin rreziqe për varfëri më ekstreme.

Në vitin 2021, 73.7 milionë njerëz në BE ishin në rrezik të varfërisë, ndërsa 27 milionë ishin të privuar rëndë materialisht dhe socialisht, ndërsa 29.3 milionë jetonin në një familje me intensitet të ulët pune.

Rreziku i varfërisë ose i përjashtimit social ndryshonte në të gjitha shtetet anëtare të BE-së. Përqindjet më të larta të njerëzve në rrezik të varfërisë u regjistruan në Rumani (34%), Bullgari (32%), Greqi dhe Spanjë (të dyja 28%).

Në të kundërt, përqindjet më të ulëta të njerëzve në rrezik të varfërisë u regjistruan në Çeki (11%), Slloveni (13%) dhe Finlandë (14%).

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme