Faktorët që përshpejtojnë procesin e plakjes

Lifestyle | 4 vite më parë

Plakja është një proces normal dhe i paevitueshën për çdo individ, nuk mban me “hatër” asnjë gjini duke prekur atë femërore dhe atë mashkullore, procesi i plakjes kalon në dy faktorë, atë gjenetik, i cili prek 30% të fazës së plakjes dhe mënyra e jetësës e cila zë 70%.

Po cilat janë disa nga faktorët që favorizojnë plakjen?

Dermatologia Denisa Zhegu për emisionin”Mirëmëngjes Shqipëri” renditi disa faktorë, që nuk duhet të neglizhohen në jetën e përditshme. 

Ekzpozimi në diell pa krem mbrojtës, është një faktor që nuk duhet neglizhuar. Në daljet në diell, duhet të përdoret me patjetër kremi mbrojtës pasi ka elementë të theksuar në mbrojtje të lëkurës. Dermatologia sugjeron që kremi të aplikohet çdo 2 deri 3 orë, sidomos në muajt e nxehtë të stinës së verës.  

Duhanpirja, sugjerohet mbajtja larg e duhanit për një lëkurë sa më të re.

Mënyra e të ushqyerit, luan një rol jo pak të rëndësishëm, pasi vlerat ushqimore përkthehen në një fytyrë të shëndëtshme.

Aktiviteti fizik, si pjesë e një jete të shëndetshme, ndikon edhe në mbajtjen e një balance të mirë të plakjes, në koordimin me moshën përkatëse.  

Pagjumësia, është një tjetër faktor shumë i rëndësishëm që “ushqen” plakjen e parakohshme të lëkurës.

Keqmenaxhimi i jetës, ku mund të përmendim stresin, i cili mund të ketë një ndikim serioz në shëndet por edhe ndikim në favor të plakjes së lëkurës.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme