FBI arreston dy spiunë kinezë, kishin ngritur stacione të policisë sekrete në New York

Prokurorët amerikanë kanë arrestuar dy persona në New York pasi dyshohet se drejtonin një “stacion policie secret” kinez në lagjen e njohur Chinatown të Manhatanit.
Liu Jianwang, 61 vjeç dhe Chen Jinping, 59, të dy banorë të qytetit të Nju Jorkut, përballen me akuzat për spiunazh dhe që vepronin si agjentë për Kinën. Ata pritet të dalin në gjykatën federale në Bruklin të hënën.
Kina ka mohuar më parë funksionimin e stacioneve, duke i quajtur ato “qendra shërbimi” për shtetasit e saj jashtë vendit.
Jianëang dhe Jinping punuan së bashku për të krijuar stacionin e parë të policisë jashtë shtetit në Shtetet e Bashkuara në emër të Ministrisë së Sigurisë Publike të Kinës.
or ajo u mbyll në vjeshtën e vitit 2022, pasi të akuzuarit kuptuan se FBI kishte nisur një hetim ndaj tyre.
“Kjo ndjekje penale zbulon shkeljen flagrante të sovranitetit të kombit tonë nga qeveria kineze duke krijuar një stacion policie sekret në mes të qytetit të Nju Jorkut”, tha Breon Pearce, kryeprokurori në Brooklyn.
Grupet e të drejtave të njeriut kanë akuzuar Kinën për përdorimin e stacioneve për të kërcënuar dhe monitoruar shtetasit kinezë jashtë vendit.
Stacionet besohet të jenë në mesin e të paktën 100 qendrave të tilla që operojnë në të gjithë globin në 53 vende, duke përfshirë Britaninë e Madhe dhe Holandën.
Muajin e kaluar, qeveria federale e Kanadasë njoftoi se kishte nisur hetimin në dy zona të Montrealit që mendohet se janë poste të policies kineze.
“Veprimet e Kinës shkojnë shumë përtej kufijve të sjelljes së pranueshme të shtetit-komb. Ne do të mbrojmë me vendosmëri liritë e të gjithë atyre që jetojnë në vendin tonë nga kërcënimi i represionit autoritar”, tha ndihmësprokurori i përgjithshëm Mattheë Olsen, nga Siguria Kombëtare e Departamentit të Drejtësisë, transmeton BBC.
Sipas prokurorëve, Jianwang ishte i lidhur ngushtë me zbatimin e ligjit kinez dhe u regjistrua për të ndihmuar Kinën në aktivitetet e saj represive në SHBA, duke sulmet ndaj disidentëve kinezë.
Nëse dënohen, Jianwang dhe Jinping do të vuajnë me nga 25 vjet burg secili.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




