FBI: Kërcënohen me bomba disa prej të propozuarve të kabinetit të Trump

Disa nga të propozuarit e kabinetit të presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump, për administratën e tij të ardhshme janë vënë në shënjestër të kërcënimeve me bomba.
FBI deklaroi se ishte në dijeni të “kërcënimeve të shumta me bomba” si dhe “incidenteve të tjera”.
Zyra e republikanes njujorkeze Elise Stefanik, të cilën Trump e ka emëruar si ambasadore amerikane në Kombet e Bashkuara, tha se kishte marrë një kërcënim me bombë. Policia po heton incidentet.
Në një deklaratë, Karoline Leavitt, zëdhënëse e ekipit të tranzicionit të Trump, tha se disa njerëz e kishin vënë në shënjestër dhe “forcat e rendit vepruan shpejt për të garantuar sigurinë”./ BBC
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




