Fëmijët në situatë rruge, Bashkia Shkodër krijon strukturat e reja të monitorimit në terren
Bashkia Shkodër, në bashkëpunim me Shërbimin Social, ka ngritur struktura të dedikuara që ofrojnë mbështetje për fëmijët në situatë rruge. Kështu shprehet Specialistja e Shërbimit Social në këtë bashki Marsida Bizi. Sipas saj këto iniciativa synojnë të sigurojnë kujdes, shërbime sociale dhe mundësi për integrim dhe arsim për fëmijët më të rrezikuar, duke kontribuar në përmirësimin e kushteve të tyre të jetesës dhe të ardhmes.
“Prioritet për ne si bashkia Shkodër është që të mos kemi fëmijë në situatë rruge. Edhe Qendra multufunksionale për këtë shërben dhe të gjitha qendrat e qytetit. Kemi skuadra terreni që operojnë dhe jemi në pikat kufitare aty ku janë më së shumti rastet me fëmijët me situatë rruge”, u shpreh Bizi.
Kjo është një iniciativë që bashkia ka ndërmarrë për të evidentuar rastet, për t’i mbështetur e për t’i orientuar drejt shërbimeve sociale dhe ndihmës së nevojshme, shprehet specialistja Marsida Bizi.
“Mund të them që është reduktuar sepse shërbimi që ne ofrojmë si bashki janë të shumta”, tha ajo.
Bashkia Shkodër vijon njëkohësisht edhe fushatën në qytet dhe pikat kufitare duke ftuar qytetarët të mos dhurojnë para për fëmijët në situatë rruge.
Gazetar: M. Rakaj
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





