“Festa e mollës” në Dvoran, tradita e përvitshme që mbledh bashkë fermerët e Korçës

Bujqësi | 12 muaj më parë

Është zhvilluar në fshatin Dvoran të Korçës, “Festa e mollës”, një traditë e përvitshme e organizuar nga Bashkia e Korçës për të mbledhur bashkë fermerët të cilët kultivojnë mollën.

“Sivjet ka qenë prodhimi i kënaqshëm, pavarësisht krizës që kaluam në muajin mars–prill, një ngricë të madhe. Mbi 80 për qind të produktit e kemi OK.“

“Kemi zgjedhur disa varietete të mollës, si Gold, Starking, Granny Smith, Fuji dhe kanadeze. Prodhimi sivjet ka qenë i pakët për arsye të ngricave.“

Fermerët tregojnë se edhe çmimi i shitjes së mollës ka qenë i kënaqshëm këtë vit.

“Tregu është mirë sivjet. Jemi shumë të kënaqur. Si cilësia e parë, edhe varieteti i cilësisë së dytë për industri po ecën mirë.“

“Tregu është i mirë, sepse sasia është shumë e ulët. Ka shumë pak prodhim krahasuar me vitet e tjera.“

Të pranishëm kanë qenë edhe autoritete vendore, si dhe qytetarë të shumtë, të cilët kanë qëndruar gjatë në një atmosferë festive të krijuar.

“Bëra një takim me gjithë fermerët që janë pjesëmarrës sot. Pavarësisht ngricave që ndodhën gjatë periudhës së çeljes së mollës, janë mirë. Jam optimist dhe më vjen shumë mirë që fermerët, qoftë me ndihmën e Bashkisë, por edhe me punën e tyre, janë në këtë gjendje sot,” u shpreh nënkryetari i Bashkisë Korçë, Kletjon Kita.

Në këtë panair janë prezantuar edhe nënprodukte të mollës, ndërsa banorët kanë shijuar edhe një koncert, ku kanë performuar artistë të njohur të zonës.

Gazetare: K. Koçi

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme