Festivali i akullit dhe borës në Kinë, vepra arti dhe skulptura madhështore

Është një nga festivalet më të mëdha të dimrit në botë. Festivali, i cili zhvillohet në qytetin pranë Songhua, fillon zyrtarisht më 5 janar dhe zgjat një muaj.

Këtë vit, parku i akullit përfshin 810,000 metra katrorë me 250,000 metra kub akull të skulpturuar dhe i ndriçuar natën me drita shumëngjyrëshe.

Festivali zyrtar i ditëve moderne u festua për herë të parë në 1985, megjithatë një shfaqje e organizuar në akull filloi në vitin 1963.

I përshkruar si një “Disneyland i akullt”, ky atraksion është i mbushur me krijime arkitekturore të ngrira, duke përfshirë kështjella dhe kopje të ndërtesave ikonike ndërsa ndriçohen në mënyrë magjike.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




