Finlanda “braktis” Suedinë, deputetët votojnë për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit në NATO

Deputetët finlandezë do të votojnë këtë të mërkurë (1 mars) për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit të vendit të tyre në NATO duke rritur kështu gjasat për të lënë pas fqinjën e saj, Suedinë në tentativën për anëtarësim në NATO, njofton The Guardian.
Si Finlanda, e cila ka një nga kufijtë më të gjatë të Evropës me Rusinë, ashtu edhe Suedia aplikuan për t’u bashkuar me NATO-në maj të vitit të kaluar, pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia.
Finlanda dhe Suedia kanë mbështetjen e të gjithë anëtarëve të NATO-s, përveç dy prej 30 anëtarëve të NATO-s, Hungaria dhe Turqia.
“Tani është koha për të ratifikuar dhe për të mirëpritur plotësisht Finlandën dhe Suedinë si anëtarë,” tha një ditë më parë, shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg gjatë një vizite në Finlandë.
Megjithëse miratimi i projektligjit nuk do të thotë që Finlanda do të bashkohet automatikisht me NATO-n, pasi pas ratifikimit nga Turqia dhe Hungaria, ajo vendos një afat për sa kohë mund të presë për fqinjin e saj.
Sipas proceduarve, projektligji të miratohet nga parlamenti, presidenti mund të presë maksimumi tre muaj për ta nënshkruar atë. Legjislacioni pritet të kalojë lehtësisht, pasi oferta fillestare e anëtarësimit në maj u mbështet nga 188 nga 200 anëtarët në parlament.
Ndërkohë, Finlanda ka nisur ndërtimin e një gardhi në kufirin e saj prej 1340 kilometrash me Rusinë, për të përforcuar masat e sigurisë dhe për të adresuar çdo përpjekje të Rusisë për ta përdorur si armë, migracionin masiv si pasojë e pushtimit të Ukrainës.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




