“Flamingo Mirror”, Shehu: Përmbajtja e platformës nis nga pyetjet, dosjet do të përzgjidhen sipas interesit publik

Aktualitet | 48 minuta më parë

Jonida Shehu, pjesë e ekipit të punës në Kryeministri, për platformën e re “Flamingo Mirror”, një ndërfaqe online e “Pasqyrë Albania”, e cila synon t’u ofrojë qytetarëve dokumente zyrtare, të dhëna, referenca ligjore dhe informacion të detajuar mbi çështje dhe projekte me interes publik.

Gjatë prezantimit, Shehu shpjegoi se puna për ndërtimin e platformës ka nisur përpara se çështja të tërhiqte vëmendjen e publikut, ndërsa nënvizoi se pyetjet e qytetarëve kanë shërbyer si pikënisje për hartimin e përmbajtjes.

Sipas saj, gjatë procesit të komunikimit është vënë re një interes i shtuar i publikut për informacion të dokumentuar dhe zyrtar, por edhe për interpretimin e çështjeve të ndryshme. Kjo kërkesë, tha Shehu, u shndërrua në një nxitje për krijimin e platformës.

“Gjatë të  gjithë këtij procesi që ne jemi marrë me ndërtimin e “Pasqyrës së Flamingos”, duket sikur është një punë që nis sot në sytë e publikut por për ne ka nisur shumë përpara se të filloj protesta apo kurioziteti i njerëzve për këtë proces. Të gjithë ne që kemi punuar me komunikimin që në fillim të këtij procesi jemi përballur me një fenomen. Pyetjet që vinin dhe kishin të bënin me kuriozitetin e publikut, nga ana tjetër pa humbur kohë jemi munduar të mbledhim informacion të dokumentuar zyrtar por pa arritur të mblidhni9n këtë informacion vinte pyetja tjetër dhe bashkë me pyetjen tjetër vinte interpretimi dhe kam vënë re që ky tensinoni mes kërkesës së pyetjeve dhe përgjigjeve krijoj këtë energji që ne e kanalizuam në këtë platformë që prezantojmë sot”, tha Shehu.

Ajo bëri të ditur se dosja e radhës do t’i kushtohet Industrisë Ushtarake. Për këtë temë, sipas saj, kanë nisur përgatitjet dhe janë hartuar pyetjet mbi bazën e të cilave do të ndërtohen materialet informuese.

Më tej, platforma pritet të trajtojë edhe çështje që lidhen me infrastrukturën, energjinë dhe fusha të tjera me interes publik.

“Pavarësisht se kryeministri përmendi pyetjet dhe përgjigjet që do të gjeni në këtë platforme, dua ti jap rëndësinë e duhur pyetjeve sepse në të gjithë mënyrën se si është krijuar platforma dhe përmbajtja e saj ka lindur nga pyetje që janë bërë nga publiku.

Ka filluar puna për dosjen e radhës, për Industrinë Ushtarake, janë ndërtuar pyetjet në bazë të të cilave do të ndërtohen të gjitha materialet. Më pas do të vazhdojmë më të tjera si infrastruktura, energjia etj. të cilat do të vendosen vetëm me një kriter do të selektohen dosjet që do të kenë interes më të madh publik”, tha ajo.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme