Flitej se do të dorëhiqej, Papa Francesku hedh poshte dyshimet: Do të vazhdoj deri sa Zoti ta lejojë

Papa Françesku ka hedhur poshtë fjalët se po planifikon të largohet nga detyra për shkak të problemeve shëndetësore.
Gjatë një takimi me peshkopët brazilianë në Vatikan, Papa Françesku, 85 vjeç tha se do të vashdonte punën deri sa Zoti ta lejonte, shkruan The Times.
Dyshimet që Papa po planifikon dorëheqjen nisën pasi ky i fundit ndoqi ngjarjet e fundit në një karrige, si pasojë e një sëmundje të ligamentit të gjurit. Problem i cili detyroi Papën të anulonte një udhëtim muajin e ardhshëm në Sudanin e Jugut dhe Republikën Demokratike të Kongos.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




