Forcimi i kapaciteteve ushtarake, efektivët e Forcës Ajrore stërviten në SHBA për mirëmbajtjen e helikopterëve Black Hawk

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Gjenerallejtënant Arben Kingji, ka njoftuar përmes një postimi në rrjetet sociale se një grup efektivësh të Forcës Ajrore Shqiptare po marrin pjesë në një trajnim të specializuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Stërvitja po zhvillohet në bazën ajrore të Gardës Kombëtare të Nju Xhersit dhe ka në fokus teknikën dhe procedurat e mirëmbajtjes së helikopterëve modernë ushtarakë të tipit Black Hawk (UH-60). Shkëmbimi i përvojës dhe ekspertizës me homologët amerikanë synon ngritjen e mëtejshme të standardeve profesionale të ushtarakëve tanë.
Partneriteti strategjik dhe rritja e ndërveprueshmërisë
Ky proces stërvitës konsiderohet si një hap tjetër i rëndësishëm në kuadër të marrëdhënieve bilaterale ushtarake mes Shqipërisë dhe SHBA-së.
“Ky trajnim është vijimësi e rritjes së bashkëpunimit me partnerët tanë strategjikë, me synim zhvillimin e mëtejshëm profesional, operacional dhe rritjen e ndërveprueshmërisë së efektivave tanë,”, ka theksuar Gjenerallejtënant Arben Kingji në deklaratën e tij.
Shtimi i kapaciteteve për mirëmbajtjen e mjeteve ajrore garanton rritjen e gatishmërisë operacionale të Forcës Ajrore dhe përmbushjen me sukses të misioneve ushtarake e civile.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.







