FOTO/ Brenda “anijeve fantazmë” të Detit Baltik

Duke u zhytur në ujërat e akullta që rrethojnë Skandinavinë, zhytësit Jonas Dahm dhe Carl Douglas gjuajnë për anijet e humbura prej kohësh, ato që ata i quajnë “anijet fantazmë” të Detit Baltik. Dahm dhe Douglas janë dashamirës të historisë dhe prej kohësh që i kanë kushtuar rreth 25 vjet të jetës së tyre gjuetisë dhe kërkimit të rrënojave. Ndërsa shumë prej anijeve kanë qëndruar në pritje për shekuj, disa janë në gjendje jashtëzakonisht të mirë për shkak të efekteve ruajtëse të temperaturave të ftohta të ujit. Mobiljet e paprekura të anijes, gdhendjet e detajuara të mureve të brendshme dhe duken fare qartë edhe pas kaq shumë vitesh./ CNN







/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




