Fotografoi votën, vihet në pranga 56-vjeçarja në Tiranë

Një grua është vendosur në pranga pasi ka fotografuar votën në qendrën e votimit në Tiranë, konkretisht në shkollën ‘Ali Demi’.
Sipas njoftimit të prokurorisë së Tiranës, një shtetase u arrestua pas hetimeve të kryera nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, nën akuzë për veprën penale ‘Shkelja e fshehtësisë së votimit’, parashikuar nga neni 327/1 i Kodit Penal.
Prokuroria e Tiranës shpjegon se kryetari i Komisionit Zonal të Qendrës së Votimit në qendër votimi në Tiranë pasi konstatoi shtetasen A.H. duke fotografuar fletën e votimit denoncoi rastin.
“Pas marrjes së njoftimit, menjëherë në vendngjarje është dërguar grupi hetimor dhe u identifikua shtetasja si dhe administruan aktet përkatëse.
Në përfundim të veprimeve paraprake të kryera, u arrestua shtetasja A.H., e dyshuar si autore e veprës penale të “Shkelja e fshehtësisë së votimit” parashikuar nga neni 327/1 i K.Penal”, theksohet më tej në njoftimin e prokurorisë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



