Fund sezoni në Shëngjin, i mbushur me pushues dhe me pritshmëri të mira për shtatorin
Edhe pse vera po i afrohet fundit, frekuentimi i Shëngjinit vijon të jetë maksimal.
E gjithë vija bregdetare, nga Rana e Hedhur deri në Kune, është e populluar në këtë ditë gushti, ku pjesën më të madhe e përbëjnë shqiptaret e Kosovës.
Pushuesit shprehen të kënaqur me Shëngjinin, duke e cilësuar si një nga destinacionet më të mira për pushime verore, falë bukurive natyrore, çmimeve të përballueshme dhe mikpritjes së vendasve.
“Po nuk ka vend më të mirë që ka bekuar zoti. Ka uji dhe diell , ja ka fal perëndia kësaj toke. Më e mira në të gjithë këtë vend , dhe s’ke ku e gjesh më mirë”- shprehet një pushues.
Një tjetër pushuese që prej vitesh jeton dhe punon në Itali ka zgjedhur të pushojë në plazhin e Shëngjinit dhe shprehet për RTSH se, ‘ edhe pse prej 26 vitesh ne jetojmë larg këtij vendi, serish pushimet i kalojmë këtu.
“Jam prej Kosovë dhe prej disa vitesh vijmë dhe pushoj në këtë vend të bukur jo vetëm për detin por dhe në mbrëmje me familjen”
Sipas të dhënave nga operatorët turistikë dhe strukturat akomoduese, pritet që edhe muaji shtator të jetë pozitiv për turizmin, me prenotime që sinjalizojnë vazhdim të sezonit turistik.
Ndërkohë fokusi i pushtetit vendor dhe sektorit privat edhe këtë sezon është përqendruar në përmirësimin dhe ofrimin e shërbimeve sa më cilësore, për të garantuar një eksperiencë sa më të mirë për turistët vendas dhe të huaj.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





