G7: “Fitimet” e Rusisë nga lufta dhe naiviteti tregtar ndaj Kinës, në qendër të vëmendjes

Ministrat e tregtisë të G7, të takuar në Gjermani deklaruan se në qendër të vëmendjes kishin të intensifikonin përpjekjet për të parandaluar rusinë që të “përfitonte” financiarisht nga lufta në Ukrainë si edhe dhënien fund naivitetit tregtar ndaj Kinës.
“Ne jemi në një situatë gjeopolitike në të cilën ideja e tregtisë botërore për të përmirësuar jetën e njerëzve është duke u testuar rëndë,” vuri në dukje ministri gjerman i Ekonomisë Robert Habeck, i cili kryesoi samitin në Brandenburg në Gjermaninë lindore.
“Ne ministrat e tregtisë të G7 nënvizojmë se diversifikimi i tregtisë dhe zgjerimi i marrëdhënieve tregtare mbi një bazë reciproke të dobishme është jetike për të përmirësuar qëndrueshmërinë dhe qëndrueshmërinë e ekonomive tona,” vunë në dukje ministrat.
Vendet anëtare të G7 morën gjithashtu në shënjestër Rusinë dhe pushtimin e saj në Ukrainë.
“Ne do të mbajmë dhe zgjerojmë përpjekjet tona të bashkërenduara për të parandaluar Rusinë të përfitojë nga agresioni i saj i paligjshëm dhe të kufizojmë aftësinë e saj për të vazhduar luftën,” nënvizuan ministrat.
Për të mbështetur Kievi, ministrat diskutuan gjithashtu një “mekanizëm financiar” që synon bashkimin e burimeve private dhe publike për rindërtimin e ardhshëm të Ukrainës.
Në qershor, krerët e shteteve dhe qeverive të G7 deklaruan se do mbështesin rindërtimin e Ukrainës.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




