Gjermania hap urën më të gjatë të këmbësorëve në botë

Kuriozitete | 3 vite më parë

Udhëtarët në Gjermaninë perëndimore do të mund të bëjnë një shëtitje marramendëse përgjatë urës së varur më të gjatë në botë. 

Një strukturë çeliku prej 664 metrash e gjatë me lartësi deri në 100 m po hapet pranë vendpushimit të skive Willingen.

Ura ‘Skywalk Willingen’ e cila lidh këmbësorët nga kodra e skive në Muhlenkopfschanze në zonën e Musenberg, po cilësohet si ura për këmbësorë më e gjatë e pambështetur në botë.

Ajo peshon 120 ton dhe mbahet nga 36 shufra çeliku dhe mendohet se do të jetë në gjendje të mbajë deri në 750 njerëz në të njëjtën kohë.

Përpara hapjes zyrtare më 1 korrik, Ulrich Keude, CEO i Skywalk, kompania që qëndron pas projektit, zbuloi se u deshën gjashtë vjet planifikim dhe ndërtim për këtë strukturë.

Ai është i bindur për sigurinë e urës, duke shtuar: ‘Ky ndërtim mund t’i rezistojë një uragani të kategorisë së dytë me borë në të në të njëjtën kohë’ citon Dailymail.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme