Gjirokastër – Programi “Siguria e të rinjve”, orë edukative dhe aktivitete sensibilizuese në shkolla

Arsim | 12 muaj më parë

Në zbatim të marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, për realizimin e programit kombëtar “Siguria e të rinjve”, strukturat e Policisë së Shtetit në qarkun Gjirokastër kanë vijuar takimet sensibilizuese me nxënësit e shkollave 9-vjeçare dhe të mesme. Takimet e fundit janë zhvilluar me nxënësit e klasave të 6-ta të Shkollës së Mesme të Bashkuar “Bilal Golemi” në Gjirokastër, nga ndihmës specialistët e DVP Gjirokastër për edukimin në shkolla, në bashkëpunim me stafin pedagogjik të shkollës.

“Jemi një ndër shkollat më të qeta për sa i përket këtij kuadri por gjithsesi është shumë më mirë të parandalojmë se sa të marrim masa. Bashkëpunimi ynë me policinë e shtetit bën që dhe komuniteti ta kthej pak më shumë kokën dhe të bëhen më bashkëpunues me ne”, u shpreh Vasilika Hoxha, Koordinatore  e sigurisë ndër sektoriale në komunitete.

Për çdo klasë janë hartuar plane të posaçme për zhvillimin e aktiviteteve dhe orëve edukative, me qëllim parandalimin e fenomeneve negative që prekin të rinjtë theksoj Hoxha.

“Çdo klasë kujdestari ka orët e veta edukative, ku një pjesë të tyre e zë dhuna, por edhe në planin që bëjmë organizohen sa më shumë aktivitete të tilla”, tha Hoxha.

Ky program synon të forcojë ndërgjegjësimin dhe përfshirjen aktive të të rinjve në parandalimin e rreziqeve që lidhen me dhunën, abuzimin me substanca, bullizmin dhe përdorimin e pasigurt të internetit.

Gazetare: L.  Koçiu 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme