Goditet me thikë udhëheqësi i opozitës së Koresë së Jugut

Botë | 3 vite më parë

Udhëheqësi i opozitës së Koresë së Jugut, Lee Jae-myung është goditur me thikë në qafë gjatë një vizite në qytetin Busan.

Lee, i cili humbi ngushtë zgjedhjet presidenciale të 2022, u transportua me helikopter në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

66-vjeçari që e sulmoi tha se kishte për qëllim të vriste Lee, ndërsa motivi i sulmit është i paqartë.

Lee, i cili drejton Partinë Demokratike të Koresë, po iu drejtohej gazetarëve në një konferencë shtypi gjatë një vizite në një kantier ndërtimi në portin e Busan të martën në mëngjes, kur ndodhi sulmi.

Autori iu afrua atij për t’i kërkuar një autograf, përpara se ta godiste me thikë.

Lee, 59 vjeç humbi ngushtë zgjedhjet presidenciale të vitit 2022, me një ndryshim prej 0.73% në vota, duke e bërë atë garën më të afërt presidenciale në historinë e Koresë së Jugut. Ai pritet të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale në 2027./ BBC

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme