Greqi, aksidenti tragjik, jep dorëheqjen ministri grek i transportit

Botë | 4 vite më parë

Kostas Karamanlis ka dhënë dorëheqjen si ministër i infrastrukturës dhe transportit, duke deklaruar se:

“Kur ndodh diçka kaq tragjike, është e pamundur të vazhdohet dhe të pretendohet sikur nuk ka ndodhur. “Kjo quhet përgjegjësi politike. Për këtë arsye, jap dorëheqjen time si ministër i Infrastrukturës dhe Transportit“.

Kjo, sipas tij, është çfarë ai ndjen si detyrim për të bërë, si një shenjë respekti ndaj kujtimit të njerëzve që vdiqën „në mënyrë të padrejtë“.

“Nga thellësia e zemrës sime, shpreh dhimbjen dhe mbështetjen time për familjet e viktimave”- deklaroi ai. BBC

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme