Guterres: Komuniteti ndërkombëtar po përçahet gjithnjë e më shumë

Botë | 3 vite më parë
 

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, António Guterres shprehu shqetësimin se komuniteti ndërkombëtar po përçahet gjithnjë e më shumë, pavarësisht sfidave ekzistenciale si ndryshimi i klimës dhe kërcënimi i Inteligjencës Artificiale.

“Edhe epoka e Luftës së Ftohtë ishte, në një farë mënyre, më pak e rrezikshme”, tha Guterres.  Duke ju referua asaj reiudhe zoti Guterres përmendi  aftësinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Sovjetik për të punuar në reduktimin e armëve bërthamore pavarësisht se ishin superfuqi rivale.

“Sot, në botën tonë shumëpolare, ne ende përballemi me rrezikun bërthamor. Dhe kemi të bëjmë me dy kërcënime të tjera me dimensione ekzistenciale, krizën klimatike dhe rreziqet e inteligjencës artificiale të pakontrolluar”, tha ai. 

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme