Hillary Clinton mbështet Sanna Marin, publikon videon duke kërcyer

Botë | 4 vite më parë

Ish-sekretarja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Hillary Clinton, ka mbështetur publikisht kryeministren e Finlandës pas publikimit në rrjetet sociale të një video ku Sanna Marin shihej teksa festonte mes miqsh.

Clinton ka publikuar në Twitter një video të sajën teksa festonte në Kartagjenë, ku ndodhej për një takim si Sekretare Shteti.

“Siç tha Ann Richards, “Ginger Rogers bëri gjithçka që bëri Fred Astaire. Ajo e bëri atë vetëm mbrapsht dhe me taka të larta”. Këtu jam unë në Kartagjenë ndërsa isha atje për një takim si Sekretar Shteti. Vazhdoni të kërceni, @marinsanna”, shkruan Clinton. Marin ka reaguar menjëherë pas këtij postimi, duke falenderuar Clinton për mbështetjen e dhënë.

Kryeministrja e Finlandës u përballë me një lumë reagimesh pas një videoje të publikuar në rrjetet sociale ku ajo shfaqej duke kënduar e kërcyer mes miqsh. Marin reagoi pas pamjeve të cilat nxitën reagime të forta, duke thënë se edhe ajo kishte të drejtë të festonte dhe gëzonte.

“Unë jam qenie njerëzore. Unë gjithashtu ndonjëherë pres me padurim gëzimin, dritën dhe kënaqësinë në mes të këtyre reve të errëta. Është private, është gëzim dhe kjo është jeta. Por nuk kam humbur asnjë ditë pune”, tha Marin.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme