I izoluar për 26 vite, vdes njeriu më i vetmuar në botë, i fundit i fisit të tij

Anëtari i fundit i mbetur i një grupi indigjen të pakontaktuar në Brazil ka vdekur.
Burri, emri i të cilit nuk dihet jetoi në izolim total për 26 vitet e fundit.
I njohur si “Njeriu i Vrimës”, sepse gërmoi gropa të thella, disa prej të cilave i përdori për të kapur kafshët, ndërsa të tjerat duket se ishin hapësira të fshehta.
Ai mendohet se ka vdekur për shkaqe natyrale në moshën 60-vjeçare.
Shumica e fisit të tij besohet se janë vrarë qysh në vitet 1970 nga fermerët që donin të zgjeronin tokën e tyre.
Në vitin 1995, gjashtë nga anëtarët e mbetur të fisit të tij u vranë në një sulm nga minatorët e paligjshëm, duke e bërë atë të mbijetuarin e vetëm.
Agjencia e Çështjeve Indigjene të Brazilit (Funai) u bë e vetëdijshme për mbijetesën e tij vetëm në vitin 1996 dhe që atëherë e kishte monitoruar zonën për sigurinë e tij.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




