I nxehti përvëlues/ Si të qëndroni të freskët dhe të sigurt gjatë temperaturave të larta

Teksa temperaturat e verës rriten në rajone të ndryshme anembanë globit, në disa duke thyer rekorde të të gjitha kohërave të valëve të të nxehtit, qëndrimi i freskët bëhet vendimtar.
Për fat të mirë, ka metoda efektive për të mposhtur nxehtësinë, pavarësisht nëse keni akses në ajër të kondicionuar apo jo.
Një nga shqetësimet më të mëdha shëndetësore me motin e nxehtë është rreziku i sëmundjeve të lidhura me nxehtësinë, veçanërisht rraskapitja nga nxehtësia dhe goditjet nga nxehtësia.
Goditja nga nxehtësia, e njohur edhe si goditja e diellit, është një gjendje e rëndë mjekësore që ndodh kur temperatura e brendshme e trupit të njeriut kalon 40 gradë Celsius (104 gradë Fahrenheit).
Nëse nuk trajtohet menjëherë, goditja nga nxehtësia mund të çojë në kompleksim të organeve, dëmtim të trurit dhe madje mund të jetë kërcënuese për jetën.
Çfarë e shkakton goditjen nga nxehtësia?
Goditja nga nxehtësia shkaktohet kryesisht nga ekspozimi i zgjatur ndaj temperaturave të larta dhe nxehtësisë së tepërt, duke çuar trupin në paaftësi për të rregulluar temperaturën e tij bazë.
Ka dy lloje të goditjes nga nxehtësia:
Goditja e nxehtësisë nga stërvitja (EHS): Shkaktohet nga aktiviteti fizik i rëndë në mjedise të nxehta dhe të lagështa. EHS mund të prekë individë të rinj dhe të shëndetshëm, të cilët nuk janë mësuar me temperaturat e larta ose nuk mbajnë hidratim të mjaftueshëm gjatë sforcimeve fizike.
Goditja e nxehtësisë pa sforcim (NEHS): E njohur gjithashtu si goditje e nxehtësisë klasike ose mjedisore, NEHS nuk lidhet drejtpërdrejt me aktivitetin fizik dhe zakonisht ndodh kur individët janë të ekspozuar ndaj temperaturave të larta ose hapësirave të mbyllura pa ventilim. Ky lloj goditjeje nga nxehtësia mund të prekë njerëzit e të gjitha moshave, veçanërisht të prekshëm, të moshuarit, foshnjat dhe ata me kushte themelore shëndetësore, si diabeti.

Si të shmangni goditjen nga nxehtësia?
Këtu janë 10 këshilla për të ndihmuar në minimizimin e rrezikut të goditjes nga nxehtësia:
- Vendosni krem kundër diellit
- Qëndroni larg ekspozimit të drejtpërdrejtë, veçanërisht pasditeve
- Shmangni ushtrimet në pjesën më të nxehtë të ditës
- Vishni veshje pambuku dhe të lirshme
- Mos lini askënd brenda makinës
- Ajrosni dhe ftohni hapësirën tuaj ku jetoni
- Bëni dushe të freskëta
- Hani lehtë
- Merrni masa paraprake me medikamente
Si të trajtoni dikë që goditet nga nxehtësia
Nëse ju ose një person tjetër po përjetoni simptoma të goditjes nga nxehtësia, të tilla si rrahje të shpejta të zemrës, frymëmarrje të shpejtë, temperaturë të lartë trupore, dehidatrim ose të përziera, këtu janë disa hapa për të ulur temperaturën e trupit tuaj ndërsa prisni ndihmën e urgjencës mjekësore.

- Dilni nga ekspozimi i drejtpërdrejtë
- Shtrihuni dhe ngrini këmbët tuaja
- Hiqni rrobat e ngushta
- Përdorni një ventilator ose kondicioner për të ulur temperaturën e trupit
- Aplikoni kompresë të ftohtë
- Pini shumë lëngje dhe dehidratohuni
- Ndiqni këto hapa derisa të arrijë ndihma profesionale.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




