IA në Shkencat Humane – Konferencë ndërkombëtare në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”

Arsim | 12 muaj më parë

Risitë që po sjell inteligjenca artificiale në shkencat humane dhe shoqërore janë në qendër të një konference ndërkombëtare dy ditore në Universitetin e Shkodrës, organizua nga Departamenti i Romanistikës, në bashkëpunim me Universitet de Haute-Alsace të Francës, Ambasadën e Francës në Shqipëri, si dhe disa institucione të tjera akademike.

Sipas organizatorëve, kjo konferencë vlerësohet si një ngjarje e rëndësishme akademike, që bashkon studiues dhe profesorë nga Shqipëria, rajoni dhe bota, për të ndarë ide, kërkime dhe perspektiva të reja mbi rolin e teknologjisë në zhvillimin shoqëror e kulturor.

“Është e rëndësishme që të rinjtë të ndërgjegjësohen për rëndësinë e IA por është shumë e rëndësishme që të orientohen për të shfrytëzuar më së miri dhe për të nxjerrë benefite sa më të mira të IA dhe për qëllime studimi”, u shpreh Lindita Kazazi, Drejtuese e Departamentit Romanistikë, UNISHK.

Një nga risitë e konferencës ishte performanca artistike e një grupi studentësh francezë, që kishte në fokus ministren virtuale të Inteligjencës Artificiale në qeverinë shqiptare, një mënyrë kreative për të reflektuar mbi mënyrën si vendet po e integrojnë këtë fushë në politikat publike.

“Ideja për performancën tonë erdhi nga qasja se qeveria shqiptare ka bërë me IA përmes krijimit të ministrie të posaçme dhe e shohim këtë si një hap interesant dhe pozitiv, dhe presim me kureshtje rezultatet që do të sjellë”, tha një pjesëmarrëse.

Përveç temave mbi inteligjencën artificiale, konferenca trajton edhe çështje ndërkulturore, duke përfshirë gjuhësinë, letërsinë dhe komunikimin ndërdisiplinor, në funksion të krijimit të urave të reja bashkëpunimi mes kulturave dhe disiplinave akademike.

Gazetar: A. Hoti

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme