Identifikohet objekti misterioz që ra në bregdetin australian

Kuriozitete | 3 vite më parë

Një objekt misterioz ra në një vend bregdetar në Australinë Perëndimore dhe mendohet të jetë mbeturinë hapësinore indiane kanë thënë autoritetet në të dy vendet, duke i dhënë fund spekulimeve mbi origjinën e objektit.

Objekti në formë cilindri ishte pjesë e një mjeti satelitor që Organizata Indiane e Kërkimeve Hapësinore (ISRO) kishte nisur më parë.

Agjencia Australiane e Hapësirës kishte postuar më parë përfundimin e hetimit mbi objektin dhe kishte arritur në të njëjtin përfundim.

Objekti në formë cilindri dhe në ngjyrë bakri u shfaq në korrik në një plazh në Green Head, një qytet bregdetar në veri të Perthit, duke tërhequr banorët kureshtarë vendas të etur për të kapur një pamje të objektit të paidentifikuar.

Spekulimet shpërthyen gjithashtu në rrjete sociale me njerëz që postonin një mori teorish se nga mund të kishte ardhur ky objekt.

Agjencia Australiane e Hapësirës tha të hënën se nëse gjendet ndonjë mbeturinë e mëtejshme e dyshuar, ajo duhet të raportohet tek autoritetet lokale./CNN/

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme