Iluzione të çmendura optike që do t’ju bëjnë të pyesni veten nëse janë të vërteta

Ne përdorim vizionin tonë çdo ditë. Por a mund t’i besojmë gjithmonë asaj që shohim? Këto iluzione optike të pabesueshme do t’ju bëjnë të fërkoni sytë.

Çfarë shikoni? – Një pemë, apo profilet e dy fytyrave? E gjitha varet nga fakti nëse përqendroheni në një sfond të zi apo të bardhë.

Kubi i pamundur – Kubi i pamundur fillimisht shfaqet si një vizatim, por nëse e shihni me vëmendje zbuloni disa tipare të pamundura.

Shkallët Penrose – Psikiatri dhe matematikani britanik Lionel Penrose krijoi një shkallë të pamundur që bën kthesa 90 gradë në rend ngjitje dhe zbritje për të formuar një lak të pafund.

Gjarpërinjtë rrotullues – Iluzioni i gjarpërinjve rrotullues u krijua nga profesori i psikologjisë Akiyoshi Kitaoka. Është një truk i mendjes imazhi është krejtësisht statik, por “gjarpërinjtë” me shirita duket se rrotullohen në rrathë.

Njeriu i Padukshëm – Dhe në këtë imazh krijues, artisti kinez Liu Bolin “zhduket” ndërsa përzihet në një stendë të librave komik. Ai në fakt përdor bojë mbi veten e tij për efekt të shkëlqyer kamuflimi.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




