ITB Berlin 2026, Gonxhja ndan pamje nga stenda e Shqipërisë: Sjellim një ofertë që i përgjigjet trendeve globale të turizmit
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka ndarë pamje nga stenda e Shqipërisë në panairin ndërkombëtar të turizmit ITB Berlin, ku vendi ynë po prezantohet me një qasje të qartë strategjike dhe një narrativë të konsoliduar destinacioni.
Në edicionin e vitit 2026, Shqipëria pozicionohet si një nga tregjet më dinamike në rritje në Europë, duke reflektuar zhvillimin e qëndrueshëm dhe rritjen e interesit ndërkombëtar për destinacionin.
“Nën konceptin “Albania All Senses”, sjellim një ofertë të strukturuar që i përgjigjet trendeve globale të turizmit, qëndrueshmëri, përvoja autentike, produkte premium dhe diversifikim sezonal, duke synuar forcimin e partneriteteve B2B, zgjerimin e bashkëpunimeve ndërkombëtare dhe rritjen e prezencës në tregjet prioritare”, shkruan Gonxhja.
ITB Berlin mbledh çdo vit përfaqësues të industrisë së turizmit nga e gjithë bota, ndërsa Shqipëria vijon të promovojë destinacionet e saj kryesore për të tërhequr sa më shumë vizitorë të huaj.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





