Izraeli vijon ofensivën ushtarake në Gaza. Vriten 18 persona, mes tyre edhe fëmijë

Të paktën 18 persona kanë vdekur pas një sulmi ajror të forcave izraelite në Deir al-Balah në qendër të Gazës. Sipas zëdhënësit të Spitalit të Martirëve Al-Aksa, dhjetëra të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e sulmit.
Shumica e të vrarëve dhe të plagosurve ishin fëmijë. Sipas zyrtarëve të spitalit Al-Aksa numri i të vdekurve mund të rritet, pasi shumë janë ende të zhdukur, që besohet se janë nën rrënoja.
Një video e siguruar nga CNN tregon njerëzit duke gërmuar nën rrënoja me duar të zhveshura, teksa kërkojnë të mbijetuarit.
Një video tjetër nga spitali Al-Aksa tregon trupat e fëmijëve të vegjël të mbështjellë me batanije, ndërsa ata transportohen me barela.
“Ata erdhën në Deir al-Balah nga Rafah duke kërkuar siguri. Ne nuk ndihemi të sigurt as në xhami, ose apo në shkolla (agjenci të ndihmës së OKB-së) ose në spitale – fjala ‘siguri’ nuk është diçka që ekziston më. Ata na evakuuan nga një vend në një vend tjetër duke pretenduar se është i sigurt. S’ka asnjë vend të sigurt”, tha Ibrahim për CNN.
Nga ana e tyre Forcat e Mbrojtjes Izraelite shprehen se kishin në shënjestër një seri të “qendrave të komandës dhe kontrollit operacional” të Hamasit në Gazën qendrore.
Ndërkaq, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu pretendoi se ka “shumë hapësirë” në veri të Rafahut për njerëzit që të largohen nëse Izraeli vazhdon me operacionet e parashikuara ushtarake kundër Hamasit.
Rreth 1.5 milionë palestinezë po kërkojnë strehim në qytetin jugor të Gazës pranë kufirit me Egjiptin – shumë prej tyre janë zhvendosur nga enklava, ku disa prej tyre janë larguar për në Deir al-Balah mes lajmeve për ofensivën e ardhshme.
Sulmet e dielës pasojnë një seri sulmesh në këtë qytet që kanë vrarë të paktën 68 njerëz, sipas Spitalit të Martirëve Al-Aksa.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




