Java botërore e hapësirës, Mimoza Hafizi: Menaxhimi i hapësirës orbitale një nga sfidat e së ardhmes

Aktualitet | 28 minuta më parë

Në kuadër të Javës Botërore të Hapësirës, vëmendja përqendrohet te zhvillimet dhe teknologjitë hapësinore, si dhe ndikimi i tyre në jetën e përditshme dhe në të ardhmen e njerëzimit.

Astrofizikantja Mimoza Hafizi shprehet se satelitët dhe teknologjitë hapësinore përdoren sot në komunikim, navigim dhe monitorimin e mjedisit.

“Komunikimi përmes GPS-it, monitorimi i klimës dhe monitorimi i fushave magnetike të Tokës tashmë realizohen nga hapësira. Të gjitha këto janë risi me të cilat njeriu modern po jeton dhe po përshtatet gjithnjë e më mirë.”

Vëzhgimi i Tokës nga hapësira ofron të dhëna për planetin dhe për proceset që lidhen me të ardhmen e tij.

“Toka është një rast shumë i jashtëzakonshëm në këtë mori objektesh që ka krijuar natyra.

Kjo duhet të na bëjë ta duam më shumë Tokën dhe ta mbrojmë atë. Në fund të fundit, në lojë është e ardhmja e planetit tonë. Nuk është vetëm çështje kureshtjeje, por edhe mbijetese. Njeriu nuk mendon vetëm për të jetuar sot, por mendon edhe për të ardhmen e njerëzimit.”

Krahas zhvillimit të teknologjisë, rritja e numrit të satelitëve sjell edhe sfida të reja në orbitën e Tokës.

“Pamjen e instrumenteve të jashtëzakonshme të vrojtimit, të teleskopëve që janë në Tokë. Ka një betejë faktorësh të ndryshëm. Ata që duan ta pushtojnë hapësirën dhe ata që duan ta mbrojnë hapësirën. Po kërkohet që të gjendet një ekuilibër, pra të krijohet një legjislacion ndërkombëtar për hapësirën, për të mirën e gjithë njerëzimit. Zhvillimi i teknologjisë hapësinore vijon të zgjerojë njohuritë dhe përdorimet në Tokë, ndërsa menaxhimi…”

Zhvillimi i teknologjisë hapësinore vijon të zgjerojë njohuritë dhe përdorimet në Tokë, ndërsa menaxhimi i hapësirës orbitale mbetet një nga sfidat e së ardhmes.
Gazetare: Blerta Cina

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme