Ka mjedisin termik më ekstrem në sistemin diellor, ja sa shkojnë temperaturat në Hënë

Kuriozitete | 2 vite më parë

Hëna mund të duket si një shkëmb i ftohtë dhe i pajetë. Por sa e ftohtë bëhet në të vërtetë sipërfaqja e Hënës? Sa është temperatura e saj?

Sipas një studimi në Live Science , në realitet, Hëna nuk është aq e ftohtë, të paktën jo gjatë gjithë kohës. Ashtu si në Tokë, temperatura e sipërfaqes së Hënës ndryshon në varësi të faktit nëse rrezet e diellit e godasin atë. Këto luhatje të temperaturës, megjithatë, mund të jenë mjaft dramatike.

“Temperatura thjesht ndryshon në mënyrë dramatike nga jashtëzakonisht e nxehtë në jashtëzakonisht e ftohtë. Temperatura e Hënës mund të variojë nga rreth – 100 gradë Celsius, në + 100 gradë Celsius.” tha John Monier, një profesor i astronomisë në Universitetin e Miçiganit.

Edhe pse Toka dhe Hëna janë afërsisht të njëjtën distancë nga Dielli, rreth 150 milionë kilometra, disa faktorë ndikojnë në arsyen pse temperaturat e tyre janë kaq të ndryshme.

Së pari, Toka ka një atmosferë, e cila bllokon nxehtësinë dhe mban temperatura të tolerueshme në planetin tonë. Hëna nuk ka atmosferë, duke e lënë atë të pambrojtur ndaj nxehtësisë së plotë të Diellit.

Toka gjithashtu ka oqeane të gjera, të cilët thithin dhe ruajnë energjinë nga Dielli dhe e lëshojnë atë vonë natën. Përkundrazi, Hëna shkëmbore piqet ose ngrin në dritë dhe hije. Për më tepër, një cikël hënor ditë-natë përafrohet me një muaj në Tokë, kështu që sipërfaqja e tij është e ekspozuar ndaj dritës dhe errësirës për periudha më të gjata. Kështu, si në dritë ashtu edhe në errësirë, sipërfaqja e Hënës ruan nxehtësinë ose të ftohtin.

Sipas NASA-s, pranë ekuatorit të Hënës, temperaturat mund të arrijnë 121 gradë Celsius në rrezet e diellit dhe të zbresin në minus 133 gradë Celsius në errësirë. Pas Mërkurit, sipërfaqja e Hënës ka mjedisin termik më ekstrem në sistemin diellor.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme